Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka njoftuar sot në 22 prill shpalljen e Manastirit të Kryeengjëjve në Derviçan si “Monument Kulture” i Kategorisë së Parë. Ky vendim vlerëson rëndësinë historike, shpirtërore dhe arkitekturore të kompleksit në zonën e Dropullit. Manastiri përbëhet nga kisha dhe konakët, të ndërtuar me traditë të vjetër të gurit. Sipas ministrit,...