Elvis Plori nuk është më trajner i Besëlidhjes. Klubi lezhjan ka ndarë rrugët me teknikun, për shkak të rezultateve të arritura. Në dy javët e para të Kategorisë së Parë, Besëlidhja ka regjistruar dy humbje, ndaj Kukësit në transfertë dhe ndaj Korabit në shtëpi. Në këtë situatë, palët vendosën se ndarja ishte rruga e duhur...