Elvis Plori nuk është më trajner i Besëlidhjes. Klubi lezhjan ka ndarë rrugët me teknikun, për shkak të rezultateve të arritura.

Në dy javët e para të Kategorisë së Parë, Besëlidhja ka regjistruar dy humbje, ndaj Kukësit në transfertë dhe ndaj Korabit në shtëpi.

Në këtë situatë, palët vendosën se ndarja ishte rruga e duhur në këtë moment. Plori largohet nga Besëlidhja, skuadër të cilën e shpalli kampione sezonin e kaluar në Kategorinë e Dytë.

Megjithatë, lezhjanët bënë lëvizje të rëndësishme në merkato, me synim Superioren. Dy humbjet në start, bënë që drejtuesit të shikojnë për trajner të ri.

Në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet tekniku që do të drejtojë Besëlidhjen në vazhdim.  Plori bëhet trajneri i parë që largohet në Kategorinë e Parë.

/tvklan.al