Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Emigracioni

1 në 3 emigrantë të rikthyer arrijnë të punësohen

Të dhënat e raportit tregojnë se në 10 vite, 2013-2023, nga Shqipëria janë larguar 109 mijë shtetas. Vetëm në vitin 2025, 400 persona të rikthyer janë drejtuar në zyrat e punës, prej tyre 1/3 janë punësuar, ndërsa pjesa tjetër janë referuar për programe të formimit profesional për t’u përshtatur me tregun e punës në Shqipëri,...

Nëntor 14, 2026

BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë

Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian ka mbetur sërish me ritme të larta në 10 vitet e fundit, dhe gradualisht po tejkalon valët e forta të largimeve të dy tre dekadave më parë, kur vendi ishte në një gjendje shumë më të keqe ekonomike, pas kalimit nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut në...

Shtator 14, 2026

Protesta kundër emigracionit në Britani

Policia britanike u përplas me protestuesit e anti-emigracionit në qytetin bregdetar të Portsmouth të dielën në mbrëmje, ndërsa qindra njerëz u mblodhën për të ndaluar mbërritjen e emigrantëve që kishin kaluar nga Franca. Demonstrata ishte protesta e dytë anti-migrantë brenda dy ditësh, pas një proteste në portin e Doverit në 5 shtator, ku burra të...

Shtator 7, 2026

Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

Jordan Bardella, lideri i Rassemblement National në Francë, dhe Nigel Farage, kreu i Reform UK, nënshkruan të premten një marrëveshje politike gjatë kongresit vjetor të Reform UK në Britani, me fokus te ndalimi i emigracionit të paligjshëm përmes Kanalit Anglez. Sipas marrëveshjes, Franca do të angazhohej të rimarrë emigrantët që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar Kanalin...

Shtator 7, 2026

SHBA-të pezullojnë aplikimet për vizat e emigracionit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka pezulluar aplikimet për viza emigracioni në gjithë botën. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha për Financial Times se ka nisur një iniciativë për trajnimin e stafit në të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane. Zëdhënësi tha se Departamenti i Shtetit këtë muaj nisi “një iniciativë globale trajnimi” për...

Gusht 26, 2026

OKB: Shqipëria do arrijë në 1.18 milionë banorë në vitin 2100 

Shqipëria po humbet banorë dhe kjo nuk është më vetëm një çështje demografike, por një sfidë për ekonominë e së ardhmes. Sipas INSTAT, më 1 janar 2026 në vend jetonin rreth 2.34 milionë banorë, 1.16% më pak se një vit më parë. Por tkurrja nuk vjen vetëm nga emigracioni. Në vitin 2025 lindën 22,541 foshnje,...

Gusht 19, 2026

Ambasadori shqiptar në Britani: Mos përdorni emigrantët për politikë

Shqiptarët nuk po dynden më ilegalisht drejt Britanisë së Madhe, por pavarësisht kësaj, ambasadori i Shqipërisë në Londër, Uran Ferizi, shpreh shqetësimin se ata vazhdojnë të stigmatizohen dhe të keqpërdoren për qëllime politike në këtë vend. “Një pakicë e zëshme në politikën dhe median britanike po e mban gjallë krizën e emigracionit të shqiptarëve shumë...

Gusht 15, 2026

Italia bën thirrje për mbylljen e zonës Shengen për Spanjën

Italia dhe Franca kanë reaguar ndaj krizës në zonën kufitare të Spanjës me Marokun, ku mijëra emigrantë kaluan në Ceuta, duke shkaktuar një gjendje emergjence.  Ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani bëri thirrje për mbylljen e zonës Shengen për Spanjën. Tajani shkroi në një postim në X, se ishte “në favor” të mbylljes së zonës...

Korrik 31, 2026

“Do të të bëj gjithmonë krenare”/ Mes lotëve dhe suksesit: Rrëfime prekëse për largimin e fëmijëve për studime jashtë vendit

Emocione, trishtim dhe krenari. Tema e diskutimit në panelin e emisionit “Rudina”, këtë të enjte, më 11 qershor, u fokusua te një nga momentet më të vështira në jetën e çdo prindi, atë të largimit të fëmijës nga familja për të ndjekur studimet në një vend tjetër. A mbizotëron krenaria për suksesin e tyre apo...

Qershor 11, 2026

Tregut të punës i shtohen mbi 17 mijë pensionistë

Numri i të punësuarve në moshë pune ra me 32 736 persona në 3-mujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT. Të dhënat tregojnë se numri i të punësuarve në grupmoshën 15-29 vjeç u ul me rreth 14.4 mijë persona në raport...

Qershor 11, 2026