Në ditën ndërkombëtare të monumenteve, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë një video me qytetarët ku prezantohet fasada e re e restauruar e Muzeut Historik Kombëtar. Sipas tij, përfundimi i restaurimit të plotë të fasadës së godinës përbën një moment të rëndësishëm në procesin e rikonstruksionit dhe konservimit të këtij monumenti...