Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, është zbuluar edhe fasada e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, pas restaurimit të plotë.
Përfundimi i restaurimit të fasadës shënon një moment të rëndësishëm në procesin kompleks të rikonstruksionit dhe konservimit të këtij monumenti kulture të kategorisë së II-të.
Sipas autoriteteve, kjo garanton ruajtjen e vlerave historike dhe arkitektonike të godinës dhe hap rrugën për vijimin e fazave të mëtejshme të përforcimit struktural.
Ndërkohë proceset e restaurimit dhe rindërtimit të Muzeut do të vijojnë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
