Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Vendimi u dha nga Gjykata e Posaçme e Apelit, pas kërkesës së Beqajt për një masë më të butë sigurie, për të cilën vuri në dispozicion dhe një garanci pasurore në vlerën e 5 milionë Lekëve. Në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë,...