Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Instituti I Shëndetit Publik

Shefi i Institutit të Shëndetit Publik, Artan Simaku

Infeksionet respiratore, ulen rastet

Numri i infeksioneve respiratore është ulur në rreth 16 mijë në javë, nga gati 24 mijë që ishin në fillim të Shkurtit. Mjeku epidemiolog, në Institutin e Shëndetit Publik, Artan Simaku, tha se pavarësisht se piku ka kaluar, qarkullimi i infeksioneve respiratore është prezent në popullatë. “Aktualisht, java që kaloi u mbyll me 16 mijë...

Shkurt 28, 2025
Korpusi i Institutit të Shëndetit Publik

Ndërtohet korpusi i laboratorëve në Institutin e Shëndetit Publik

Shumë shpejt Instituti i Shëndetit Publik do të ketë korpusin e laboratorëve të referencës me një hapësirë bashkëkohore prej 2900 m². Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, një investim i cili do të garantojë trefishim të kapaciteteve laboratorike dhe rritje në nivel më të lartë të biosigurisë sipas standardeve të...

Shkurt 15, 2025
Alban Ylli

ISHP: 6700 raste të reja me kancer çdo vit

Sëmundjet tumorale janë një problem shqetësues për shëndetin publik në Shqipëri, pasi renditen si faktori i dytë i vdekshmërisë së popullsisë pas sëmundjeve kardiovaskulare. Gjatë një viti, në vendin tonë diagnostikohen 6700 raste të reja me kancer. “Ka një rritje të lehtë të shfaqjes së rasteve të reja me kancer në vendin tonë, një rritje...

Shkurt 4, 2025
Urgjenca e Infektivit

Në pikun e infeksioneve respiratore, Simaku: Rreth 24 mijë të infektuar në javë

Rreth 24 mijë persona në javë kërkojnë ndihmën e mjekut për shkak të gripit dhe virozave stinore. Mjeku epidemiolog, në Institutin e të Shëndetit Publik, Artan Simaku, tha se jemi në pikën e infeksioneve respiratore dhe se ka bashkëqarkullim të gripit, sars cov 2 dhe virusit sinsicial. “Ky intensitet është më i lartë në fund të muajit Janar dhe në fillim...

Shkurt 3, 2025

Vijon puna për ndërtimin e njësisë së re të laboratorëve të ISHP-së

Instituti i Shëndetit Publik do të ketë një korpus të ri të laboratorëve të referencës në mjedise të transformuara dhe kushte bashkëkohore për të garantuar cilësinë dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini, ka inspektuar sot ecurinë e punimeve për...

Gusht 26, 2024

Vapa përvëluese, ISHP këshilla për qytetarët

Fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga vapa përvëluese që ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit. Duke marrë shkas nga kjo situatë me temperatura të larta, Instituti i Shëndetit Publik jep disa rekomandime dhe kujdesin që duhet bërë. Gentiana Qirjako, Instituti i Shëndetit Publik: Kuptohet të gjithë njerëzit janë të...

Qershor 22, 2024

Bashkëpunimi mjedisi-shëndetësi, plan masash për përmbytjet në Shkodër-(21 Janar 2010)

Përmbytja në zonat e Shkodrës ka shkaktuar dëme mjedisore, ndërsa rrezikohet edhe shpërthimi i ndonjë sëmundjeje tek banorët.  Kjo u deklarua gjatë një takimi për evidentimin e situatës dhe hartimin e planit të masave  mes Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP, OBSH dhe përfaqësuesve te shoqërisë civile. Saimir Hoxha: “Gropat septike, si dhe puset...

Janar 21, 2010

Instituti i Shëndetit Publik dhuron 70 vaksina gripi për “Zyber Hallullin”-(24 Nëntor 2009)

40 fëmijë që jetojnë në shtëpinë Zyber Hallulli janë vaksinuar kundër gripit sezonal nga Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë vaksinimit vetë specialistët e këtij instituti i kanë informuar fëmijët mbi simptomat e gripit sezonal si dhe kohën kur duhet të merret vaksina. Danjela Nika: “Shenjat e gripit që ju ta njihni gripin janë temperaturë, ngadonjëherë...

Nëntor 24, 2009

Vetëm në katër ditë zbulohen 26 raste të reja me virusin A H1N1-(13 Nëntor 2009)

Rritet numri i të prekurve nga virusi i gripit stinor dhe ai pandemik.  Vetëm gjatë katër ditëve të fundit laboratori i virologjisë pranë ISHP ka identifikuar 26 persona të prekur nga gripi A H1N1.  Sipas virologëve numri i mostrave të marra gjatë javës së fundit është më i lartë se java paraardhëse, çka tregon përhapjen...

Nëntor 13, 2009

Specialistët e ISHP japin udhëzimet në rast infektimi me gripin e derrit-(25 Korrik 2009)

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë publikuar këshilla dhe informacione mbi sjelljen e qytetarëve në rastet e kontaktit me gripin e derrit, një sëmundje infektive ngjitëse. Virusi transmetohet nga një person tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtimave ose dhe thjesht dhënies së dorës një personi të infektuar. Mjeku i familjes duhet të jetë kontakti i...

Korrik 25, 2009