Komediania amerikane Kathy Griffin ka hedhur akuza ndaj prezantuesit Jimmy Fallon, duke pretenduar se është përjashtuar nga emisioni i famshëm “The Tonight Show”, pasi konsiderohet “shumë e papërshtatshme” ose “shumë kontroverse”. Në një video të publikuar në Instagram, 65-vjeçarja tha se nuk është ftuar më në emision që prej vitit 2014, kur Fallon mori drejtimin...