Norma bazë e interesit nuk ndryshon, mbetet 2.5%
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%. Ky institucion vlerëson se politika aktuale monetare garanton kthimin e inflacionit drejt objektivit. “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%; të mbajë të pandryshuar normën e...