Gjeometri preçize, lehtësi poetike dhe dritë e skalitur në metal. Kjo është pamja që ofron ekspozita “Reflektime” e skulptorit shqiptar me famë ndërkombëtare, Helidon Xhixha e hapur në Manheim të Gjermanisë. Përmes çelikut inox të lëmuar, Xhixha sfidon perceptimin tonë mbi realitetin. Sipërfaqet e tij nuk janë thjesht objekte të ngurta, por hapësira të gjalla...