Më 24 shkurt 1996, mbi ujërat e ngushticës së Floridës, deti ishte i kthjellët dhe i qetë . Nga aeroporti Opa-locka në Miami u ngritën dy avionë të vegjël Cessna, me drejtim jugun. Në bord ndodheshin katër anëtarë të organizatës “Hermanos al Rescate”: Armando Alejandre Jr., Carlos Costa, Mario de la Peña dhe Pablo Morales....