Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Mjekësi

Asnjë vend bosh te mjekësia, arkitektura e stomatologjia

Mjekësia, arkitektura, stomatologjia dhe akademia e sigurisë nuk kanë më vende për regjistrim. Që në fazën e parë janë plotësuar 100 % kuotat. “Mjekësia u ezaurua që në fazën e parë, madje brenda 24 orësh, arkitektura 100 %, po ashtu edhe stomatologjia në 98 %, si dhe akademia e sigurisë”, pohoi Arjan Xhelaj, kreu i...

Shtator 1, 2026

Kur ëndrra realizohet, Ingridi e para në mjekësi

Kjo është Ingrid Haxhiu. E reja nga Lushnja është renditur e para në testimin për mjekësinë e përgjithshme me një rezultat ekselent. Ajo thotë se e priste këtë rezultat pas një pune të gjatë me studime, veçanërisht gjatë muajve të verës, para se të futej në testim. Nga bankat e gjimnazit “18 Tetori” në Lushnjë,...

Gusht 25, 2026

Neurokirurgu i njohur Mentor Petrela rrëfen pengun që i la karriera dhe jeta personale

Ai është një nga personalitetet më të spikatura në fushën e mjekësisë, me një kontribut të gjatë në departamentin e neurokirurgjisë, duke u dhënë një shpresë të dytë mijëra pacientëve që i kanë besuar profesionalizmit dhe përvojës së tij të ndërtuar ndër vite. Bëhet fjalë për Prof. Dr. Mentor Petrelën, i cili ishte i ftuar...

Korrik 1, 2026

Gjysma e rasteve të infertilitetit lidhen me burrat, por diagnostikimi i tyre neglizhohet

Edhe pse infertiliteti prek rreth një në gjashtë çifte dhe në afro gjysmën e rasteve lidhet me problemet e fertilitetit tek burrat, ekspertët paralajmërojnë se infertiliteti mashkullor vazhdon të mos marrë vëmendjen e duhur në sistemin shëndetësor. Shumë burra raportojnë se gjatë procesit të diagnostikimit dhe trajtimit ndihen të përjashtuar, ndërsa fokusi mbetet kryesisht tek...

Qershor 26, 2026

Nga infermier në drejtor spitali: Rrugëtimi frymëzues i Erion Balës drejt mjekësisë

Në emisionin “Rudina” këtë të martë, më 9 qershor u soll edhe historia frymëzuese e një infermieri, që nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij për t’u bërë mjek. Ai quhet Erion Bala, i lindur në Klos, dhe sot mban detyrën si drejtor i Spitalit “Xhavit Mara” në Mat, si dhe mjek specialist urgjence. Ai...

Qershor 9, 2026

Studiuesja shqiptare mes emrave të spikatur në “Forbes”

Një studiuese shqiptare, Xhoela Bame, është përzgjedhur nga revista prestigjioze “Forbes”, si një nga 30 të rinjtë nën 30 vjeç që arrin të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në nivel botëror. Me origjinë nga Korça, por që jeton dhe punon mes Amerikës dhe Anglisë, Bame është e angazhuar në kërkime shkencore, me fokus të përqendruar në...

Maj 10, 2026

Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë këtë të shtunë, ku një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë pasi mjekët i kishin transplantuar një zemër të dëmtuar. Siç shkruan BBC, avokati i familjes, Francesco Petruzzi, konfirmoi se vogëlushi vdiq të shtunën në mëngjes në Spitalin Monaldi të Napolit, ku ishte mbajtur në aparate mbështetëse të jetës...

Shkurt 21, 2026