Kjo është Ingrid Haxhiu. E reja nga Lushnja është renditur e para në testimin për mjekësinë e përgjithshme me një rezultat ekselent. Ajo thotë se e priste këtë rezultat pas një pune të gjatë me studime, veçanërisht gjatë muajve të verës, para se të futej në testim.
Nga bankat e gjimnazit “18 Tetori” në Lushnjë, tani e pret rruga që do të nisë për t’u bërë mjeke. Thotë se kjo ishte edhe ëndrra e saj që në fëmijëri.
Nuk e ka në plan të studiojë jashtë vendit apo të punojë në një vend tjetër dhe kontributin si mjeke do ta japë në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Abela Dinakun, e cila ka studiuar në një shkollë private. Ajo u rendit e treta në Shqipëri në testimin e kryer.
Ashtu si bashkëmoshatarja e saj, edhe Abela thotë se do të studiojë në Shqipëri.
Këto dy vajza ishin ndër 1381 maturantët që hynë në testimin për mjekësinë e përgjithshme. Numri i aplikimeve u rrit me 15 për qind krahasuar me një vit më parë, kjo edhe për shkak të uljes së mesatares së pranimit, nga 8.5 në 8.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
