Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Paulo Fonseca

Paulo Fonseca

Milani e shkarkoi, Fonseca futet në histori te Lyon

Paulo Fonseca u shkarkua nga Milani në fund të vitit të kaluar, për mungesë rezultatesh. Megjithatë, portugezi qëndroi shumë pak pushim, duke u rikthyer në stol pas 1 muaji. Fonseca mori drejtimin e Lyon në Francë në muajin Janar dhe në 11 ndeshjet e para, numëron 8 fitore. Ecuri e shkëlqyer nga luzitani, që është...

Prill 6, 2025
Paulo Fonseca

Dënim i rëndë për Paulo Fonseca

Trajneri i Lyonit, Paulo Fonseca është pezulluar për nëntë muaj nga Liga Profesioniste Franceze e Futbollit, pas një konfrontimi me gjyqtarin Benoit Millot gjatë fitores së fundit 2-1 të ekipit të tij në Ligue 1 ndaj Brest. Liga Profesioniste informoi se Fonseca do të ndalohet të qëndrojë në pankinë, dhomat e zhveshjes gjatë takimeve zyrtare...

Mars 6, 2025
Paulo Fonseca

U shkarkua nga Milani, Fonseca zyrtarizohet te skuadra e re

Paulo Fonseca është trajneri më i ri i Lyon. Klubi francez zyrtarizoi teknikun portugez në stol, si pasues i Pierre Sage. Ky i fundit u shkarkua pak ditë më parë, për mungesë rezultatesh dhe drejtuesit kanë zgjedhur ish-trajnerin e Milanit. Klubi kuqezi e shkarkoi Fonseca-n muajin e kaluar, për shkak të rezultateve negative në kampionat,...

Janar 31, 2025
Paulo Fonseca

Fonseca rikthehet në stol, “feston” Milani

Pushimet e Paulo Fonseca-s kanë zgjatur pak. Një muaj pas shkarkimit nga drejtimi i Milanit, tekniku portugez do të nisë një aventurë të re. Lyon ka mbyllur marrëveshjen, për të ulur në stol trajnerin 51-vjeçar. Klubi francez njoftoi shkarkimin e Pierre Sage dhe drejtimi do i besohet Fonseca-s. Gjithçka duket e mbyllur, ndërsa mungon vetëm...

Janar 28, 2025

Paulo Fonseca drejt rikthimit në pankinë

Vetëm pak ditë mund të zgjasin pushimet për Paulo Fonseca. Portugezi i shkarkuar në fundin e vitit 2024 po kërkohet me ngulm nga ekipet e Ligue 1 franceze. Bëhet fjalë për Lyon dhe Marseille, të cilët janë vënë në gjurmët e 51-vjeçarit. Lyon e ka marrë seriozisht mundësinë për të emëruar ish-teknikun e Milanit në...

Janar 20, 2025
Paulo Fonseca

U shkarkua nga Milani, Fonseca mund të drejtojë Brojën

Paulo Fonseca u shkarkua nga drejtimi i Milanit, por papunësia e trajnerit portugez mund të zgjasë shumë pak. Sipas “L’Equipe”, Fonseca është në listën e Everton, për të marrë drejtimin e skuadrës anglez, ku luan edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja. Pas shkarkimit të Sean Dyche, drejtuesit kanë nisur nga puna për të zgjedhur trajnerin e...

Janar 10, 2025

Milan shkarkon trajnerin Fonseca

Aventura e Paulo Fonseca në Milan ka marrë fund. Mëngjesin e kësaj të hëne erdhi edhe njoftimi zyrtar i klubit italian. Pasi lajmi doli para ndeshjes me Romën, trajneri portugez shkonte si zakonisht në konferencë për shtyp pa e ditur ende se po shkarkohej. Duke dalë nga stadiumi me makinën e tij, gjysmë ore pas...

Dhjetor 30, 2024
Paulo Fonseca

Paulo Fonseca largohet nga Milan

Milani ka shkarkuar trajnerin Paulo Fonseca! Vendimi është marrë mesnatën e djeshme pas barazimit 1-1 me Romën në San Siro. Pas javës së 18-të të kampionatit italian, Milani ndodhet në vendit e 8-të me 14 pikë më pak se vendi i parë, çfarë mund të quhet një dështim për “kuqezinjtë”. Në këtë mënyrë drejtuesit e...

Dhjetor 30, 2024

Milan-Roma, provë për të ardhmen e trajnerit Fonseca

Milanit nuk i lejohen më gabimet. Me kreun që duket shumë larg, kuqezinjtë synojnë të futen të paktën në katërshen e parë. Sfida e radhës në kampionat është ajo ndaj Romës, një përballje që është edhe provë për të ardhmen e trajnerit Paulo Fonseca. Skuadra e këtij të fundit ka shfaqur oshilacione të shumta dhe...

Dhjetor 29, 2024
Milan

Përballja me Romën, Fonseca përgatit skemën me dy sulmues

Milani do të përballet me Romën, në një sfidë ku kuqezinjtë synojnë me çdo kusht fitoren, për të mbyllur vitin me një tre pikësh. Lajmi i mirë për trajnerin Paulo Fonseca, është rikthimi i sulmuesit Alvaro Morata. Spanjolli ka hedhur pas krahëve problemet shëndetësore dhe është gati për të dhënë kontributin e tij. Në këtë...

Dhjetor 26, 2024