Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy ish-zyrtarë të lartë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ish-drejtori i komanduar i AMP-së, Artjol Saliasi, dhe drejtori i financës dhe shërbimeve mbështetëse në këtë institucion, Gëzim Sala, akuzohen për shpërdorim detyre. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sipas Prokurorisë, ata kanë mundësuar punësimin e paligjshëm...