Gjatë punimeve të restaurimit që po zgjasin prej një dekade në Buckingham Palace, punëtorët kanë zbuluar dhjetëra objekte, disa prej të cilave datojnë që nga periudha e mbretërimit të Mbretëreshës Viktoria. Rikonstruksioni i plotë i rezidencës ikonike mbretërore nisi në prill të vitit 2017 dhe përfshin zëvendësimin gradual të kaldajave, paneleve elektrike, kabllove, depozitave të...