Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e qytetares Onejda Ymeraj, duke konstatuar se sekuestrimi i celularit të saj nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka cenuar të drejtën për lirinë dhe fshehtësinë e korrespondencës, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale. “Ymeraj nuk ishte subjekt i procedimit penal, por pavarësisht kësaj, celulari i saj u sekuestrua...