Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e celularit. Telefoni i kryebashkiakut u sekuestrua gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë ndaj tij në Bashki në 10 Shkurt dhe është në duart e hetuesve.
Në seancën e zhvilluar këtë të martë, Veliaj nuk ishte i pranishëm, teksa u përfaqësua nga avokati i tij.
Veliaj është nën hetim nga SPAK për dyshimet se është përfshirë në korrupsion e pastrim parash bashkë me gruan e tij Ajola Xoxa.
Në të njëjtën dosje nën hetim se kanë korruptuar kryebashkiakun janë edhe 5 biznesmenë, të cilët i kanë mohuar akuzat.
Beteja ligjore e kryebashkiakut dhe njerëzve të tij vijon në Gjykatën e Posaçme të Apelit, aty ku pritet të merren në shqyrtim ankimet për masat dhe kundër vendimeve për sekuestro të pasurive.
Ndërkohë, nga qelia kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, reagoi sërish këtë të martë duke renditur argumentet pse masa e sigurisë “arrest në burg” nuk qëndron.
Sipas tij, nuk ka rrezik ikje si dhe nuk ekziston më rreziku i prishjes së provave, pasi ato janë grumbulluar, siç është dhe rasti i telefonit të tij.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
