Ashtu siç pritej, klubi i Juventusit ka zyrtarizuar këtë të mërkurë Thiago Mottan si trajnerin e ri të skuadrës bardhezi. Palët ishin në bisedime prej javësh dhe tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i arritjes së marrëveshjes me teknikun i cili drejtoi Bolonjën drejt një kualifikimi fantastik në Ligën e Kampioneve në edicionin e fundit...