Ashtu siç pritej, klubi i Juventusit ka zyrtarizuar këtë të mërkurë Thiago Mottan si trajnerin e ri të skuadrës bardhezi.

Palët ishin në bisedime prej javësh dhe tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i arritjes së marrëveshjes me teknikun i cili drejtoi Bolonjën drejt një kualifikimi fantastik në Ligën e Kampioneve në edicionin e fundit në Serinë A.

Trajneri italo-brazilian ka firmosur me Juventusin një marrëveshje deri më 30 Qershor 2027.

Thiago Motta ka qenë një ish-futbollist i njohur i cili bëri emër fillimisht me Barcelonën e më pas me Genoa-n, Interin dhe PSG-në ku mbylli karrierën si lojtar për të nisur atë të trajnerit në akademinë e parisienëve.

Ai më pas drejtoi Genoa-n Specian dhe së fundmi Bolonjën, para se të pranonte ofertën e Juventusit.

Klan News