Tri ditë emocionuese futbolli, shumë ndeshje, 20 ekipe dhe dhjetëra fëmijë të moshës 13-vjeçare të akademive të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni. U bënë bashkë “Rreth Flamurit”. Kështu u quajt turneu i organizuar në ambientet e Akademisë së futbollit Triumf dhe që kulmoi këtë të diel me ndeshjet finale. Fitoi Wotfordi, skuadra angleze që...