Parlamenti miratoi në parim ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-41. Marrëveshja mori 66 votat e mazhorancës, por dy deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet votuan kundër, nën argumentimin e shtyrjes së votimit derisa Athina...