Vullkani më aktiv në Evropë, Etna, nuk i përket asnjë modeli të njohur gjeologjik. Një zbulim i ri sugjeron se ai mund të jetë pjesë e një kategorie krejtësisht të re vullkanesh.
Origjina e Etnas mund të jetë unike në mbarë botën. Mekanizmi është i ngjashëm me atë që gjeneron vullkanet e vegjël nënujore, por prek një sistem të madh aktiviteti, i cili ka nisur rreth 500 mijë vjet më parë, duke e bërë këtë vullkan që, duke shpërthyer disa herë në vit, të ngrihet mbi 3000 m mbi nivelin e detit.
Etna është vullkani më aktiv në Evropë dhe ndër më të monitoruarit në botë, por deri më sot nuk përkon me asnjë model gjeologjik ekzistues për nga mënyra e formimit. Nuk bën pjesë në asnjë prej tre mekanizmave bazë të formimit të vullkaneve tokësore, nuk gjendet as në kufi mes dy pllakave tektonike.
Nisur nga parametra të ndryshëm, kërkuesit kanë studiuar kampionet e llavës për të vlerësuar evolucionin kimik që nga krijimi i tij deri në ditët e sotme. Rezulton se materiali që Etna nxjerr ka qëndruar i pandryshuar në kohë, pavarësisht regjimit tektonik.
Nga të gjithë këta faktorë, vullkani sicilian mendohet të jetë pjesë e një kategorie të katërt. Zbulimi është i rëndësishëm pasi hap perspektiva të reja për të kuptuar sisteme të tjera vullkanike, të cilat mund të formohen në gjithë planetin.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 