Në orët e para të mëngjesit ndërsa guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi ishte ende në gjumë EULEX po bastiste zyrën e tij.
Pasi ka mësuar lajmin Rexhepi është paraqitur në vendin e punës ku për rreth dy orë u është përgjigjur pyetjeve të hetuesve.
Lajmi për bastisjen u konfirmua dhe nga zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili nuk dinte gjë për një arrestim të mundshëm.
“Është duke u kryer një bastisje me urdhër të prokurorit special në zyrën e guvernatorit dhe në zyrën e zyrtares së lartë për mbikëqyrjen financiare. Procesi i bastisjes është duke vazhduar dhe pas përfundimit të këtij procesi do të njoftoheni për detajet e mëtutjeshme dhe për ecurinë e këtij operacioni.”
Vetëm 10 minuta pas kësaj deklarate policia e Kosovës ka nxjerrë jashtë ndërtesës të lidhur me pranga guvernatorin Rexhepi, i cili dukej mjaft i qeshur.
EULEX dhe policia e Kosovës kanë deklaruar më pas se bastisjet kanë lidhje me dyshimet se Hashim Rexhepi ka shpërdoruar detyrën, ka marrë ryshfet, ka shmangur në tatime dhe ka shpëlarë paratë.
Arber Beka: “Varësisht nga rezultatet e hetimeve mund të ketë edhe arrestime të tjera, ose sot gjatë ditës ose gjatë procesit hetimor në vazhdim.”
Jo zyrtarisht mësohet se nën hetim janë më shumë se 8 persona, ku gjysma e tyre janë punonjës të Bankës Qendrore të Kosovës. Hetimet kanë lidhje me një kompani sigurimesh, me të cilën dyshohet se është realizuar larja e parave./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 