Sulmuesi i Gjermanisë, Leroy Sane, shpreson që në sfidën çerekfinale të së premtes ndaj Spanjës të jetë vendimtar për kombëtaren e tij.  28-vjeçari, i cili është rikuperuar pas problemeve fizike, dëshiron që të jetë në formacionin titullar.

Sane luajti titullar në sfidën e raundit të 16-ve kundër Danimarkës, ndërsa në përballjet e tjera ka qenë zëvendësues.

Leroy Sane, sulmuesi i Gjermanisë: Sigurisht, shpresoj që momenti im i artë në këtë turne do të vijë dhe do ta ndihmojë gjithashtu skuadrën tonë.Pa dyshim që kjo është detyra ime e unë dua ta përmbush. Shpresoj që kjo të ndodhë në sfidën e radhës.

Sulmuesi i krahut parashikon një ndeshje plot emocione.

Leroy Sane, sulmuesi i Gjermanisë: Mendoj se Gjermania dhe Spanja kanë zhvilluar disa nga ndeshjet më të bukura të turneut. E kjo është arsyeja, siç e thashë më parë. Mendoj se përfundimisht do të jetë një sfidë  emocionuese. Besoj se çdo tifoz është i paduruar për ta parë.

Gjermanët shpresojnë që të barazojnë arritjen e tyre më të mirë në tetë vitet e fundit, ku ata ishin ndër 4 ekipet më të mira në Euro 2016.

Por objektivi është që ta ngrenë trofeun, ndërsa si fillim duhet të kalojnë pengesën “La Roja”.

Tre herë kampionët europianë do të duhet që të eliminojnë Spanjën, një rival që nuk e kanë mposhtur në një turne ndërkombëtar që nga viti 1989.

Klan News