Te Beshiktashi futbollistët shqiptarë janë të preferuar!

Me gjigandët turq luajnë Milot Rashica dhe së fundmi u transferua edhe sulmuesi kuqezi Ernest Muçi. Por drejtuesit e klubit nga Stambolli kërkojnë edhe Ardian Ismajlin.

Mbrojtësi 27-vjeçar ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë tek Empoli, ku u dallua me paraqitjet e tij dhe ndihmoi toskanët që të siguronin mbijetesën në Serie A.

Sipas “Tuttomercatoweb”, një takim pritet mes drejtuesve të klubit italian si edhe atyre të klubit turk

Empoli e konsideron Ismajlin si pjesë të rëndësishme të ekipit dhe bazë të projektit për të ardhmen, por me një ofertë të mirë ata nuk do ta ndalin.

Mbrojtësi kuqezi ka kontratë me toskanët deri në verën e 2025-ës. Në sezonin e kaluar ai luajti në 26 takime me Serie A. Interes  për shërbimet e tij së fundi ka pasur edhe Napoli.

Ismajli ishte pjesë e kuqezinjve në Kampionatin Eurpoian Gjermani 2024, por ai nuk u aktivizua titullar, me trajnerin Sylvinho që preferoi për prapavijën Arlind Ajetin.

Klan News