Fatmir Mediu është paraqitur mesditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci bën me dije se Mediu është paraqitur për seancën e radhës të dosjes së “Gërdecit”.

Kujtojmë se SPAK thotë se Mediu shpërdoroi detyrën me nxjerrjen e disa akteve nënligjore që kanë sjell avantazhe për shoqëritë private që do kryenin demontimin. 

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur këtë dosje, i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar më herët se pretendimi i prokurorisë është i pabazë.

/tvklan.al