Stilisti i njohur Joni Peçi, së fundmi ka realizuar një intervistë tejet të veçantë për programin “Jo Vetëm modë”, në Tv Klan. Ai është ndalur tek fëmijëria e tij dha ka treguar se vjen nga nje familje e thjeshtë dhe shumë modeste.

Joni tregon se fëmijëria ka qenë sa e bukur, aq edhe e trishtë sepse kanë qenë të internuar. Mungesat kanë qenë të shumta si në lodra ashtu edhe për t’u ushqyer, madje edhe fëmijët e tjerë të fshatit ku ishin internuar, nuk afroheshin të luanin me ta.

Joni Peçi: Një familje e thjeshtë, një familje shumë modeste. Ka qenë një fëmijëri e bukur dhe e trishtë në të njëjtën kohë. Në një moment kemi qenë të internuar, unë kam qenë në kopsht, bëhet fjalë në moshën 3-4 vjeç, filloi kalvari i gjë-së. Duke mos patur lodra për të luajtur, duke mos patur qoftë edhe bukë, apo një vakt. Fëmijët e tjerë të fshatit ku ne ishim të internuar nuk afroheshin të luanin me ne. Pasi u liruam familjarisht erdhëm në Elbasan, në një natë që ishte shumë e bukur, shumë e veçantë për mua që e kujtoj ende. U mahnitëm, na u duk vetja si në një përrallë të bukur./tvklan.al