Në prag të ditës botërore të Talasemisë, fondacioni “Fëmijët shqiptarë”, “Domenick Scaglione” ka sjellë në Tiranë mjekët më të mirë onkohematologë nga spitali “Saint Anna” në Vjenë të Austrisë për t’i hapur rrugë bashkëpunimit me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për trajtimin e fëmijëve me sëmundje gjaku.
Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptar” Liri Berisha, ka vlerësuar trajtimin e talasemisë, si një ndër shtyllat e fondacionit, ndërsa theksoi progresin e bërë me lehtësimin e barrës së sigurimit të medikamentit bazë.
Liri Berisha: “Falë përpjekjeve të fondacionit “Fëmijët shqiptarë” dhe shoqatës së talasemikëve me institucionet qeverisëse, institutin e sigurimeve të shëndetit shëndetësor ka mundësuar rimbursimin e një medikamenti që ka ndryshuar cilësinë e jetës për këta fëmijë. Vendosja e kzhadës në listën e barnave të rimbursueshme në vitin 2005 u cilësua një revolucion në trajtimin e kësaj sëmundje. Aktualisht me këtë medikament mjekohen sot rreth 156 pacientë. Lehtësira janë krijuar gjithashtu edhe për pacientët që vuajnë nga leucemia mieloide kronike.”
Talasemia mendohet se ka prekur rreth 7 % të popullsisë . Në Qendrën Spitalore Uinveristare “Nënë Tereza” diagnostikohen rreth 20 raste të reja në vit, ndërsa shpërndarja rezulton në të gjithë vendin. Specialistët thonë se kjo gjendje i bën edhe më të mëdha nevojat për gjak dhe kërkojnë ndërgjegjësimin për analiza paramartesore./tvklan.al












Botërori 2026 