Ferdinand Pone: “Sigurisht që ne nuk presim nga thesi bosh që të duket mirë. Sigurisht që ne nuk presim shfaqje të patriotizmit dhe të atdhe dashurisë nga kryetari që nuk ka të tilla. Por dinjiteti i kryeqytetasve na obligon ne e gjithë këshilltarët që të bashkohemi së bashku për të konstatuar këtë dhunim të simboleve kombëtare, këtë dhunim të festës së përcaktuar në kushtetutë. Dhe si e tillë ne po ndërmarrim të gjitha hapat për të kërkuar  një mbledhje jashtë radhe të këshillit për të propozuar shkarkimin e kryetarit të bashkisë. Sikurse e dëgjuat në deklaratën e grupit të këshilltarëve të PD. Dhe unë gjej rastin edhe njëherë për të ftuar të gjithë këshilltarët për tu bashkuar.”/tvklan.al