Ndërsa qyteti është veshur me dekorin shumëngjyrësh të festave, Bashkia e Durrësit ka përgatitur një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore, artistike dhe panairesh për fundvitin.
Qëllimi është krijimi i një atmosfere festive për qytetarët, por edhe plotësimi i kërkesave të agjencive turistike, të cilat synojnë t’u ofrojnë vizitorëve një eksperiencë të plotë gjatë qëndrimit të tyre në Durrës në ditët e fundit të vitit.
“Kur turisti vjen pas sezonit turistik veror ose pas plazhit, gjëja e parë që kërkon është kulinaria apo çfarë të vizitojë sa i përket trashëgimisë kulturore. Gjithashtu edhe kalendarin e aktiviteteve më së shumti që kërkohet dhe nga agjencitë turistike të cilat duan të orientojnë turistin drejt atyre vendeve të cilat kanë tipologji të ndryshme…”, u shpreh Floreta Kërtusha, specialiste e turizmit pranë Bashkisë Durrës.
Specialistja e turizmit pranë Bashkisë Durrës, Floreta Kërtusha, u shpreh se qyteti do të ketë një axhendë të ngjeshur, me aktivitete të shpërndara gjatë gjithë muajit dhjetor.
“Kemi menduar që të paraqesim një program artistik që do të fokusohet më së shumti në panaire të dedikuar për artizanët. Gjithashtu do kemi dhe panairin ‘Verë e Traditë’, që do të jetë edicioni i tretë këtë vit”, u shpreh Kërtusha.
Eventet pritet të sjellin gjallëri në qytet, duke promovuar kulturën, traditat dhe ofertat turistike të Durrësit për periudhën festive.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 