Iliria ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm, si ekipi kampion në Grupin A të Kategorisë së Dytë.

Skuadra nga Fushë Kruja i bashkohet Luftëtarit, që një ditë më parë siguroi gjithashtu ngjitjen, si kryesues nga Grupi B.

 Iliria siguroi vendin e parë në Grupin A vetëm në javën e fundit, pas fitores 4-0 ndaj Adriatikut 2012.

AF Luftëtari dhe Iliria do të përballen në një ndeshje direkte për të përcaktuar kampionen e këtij sezoni në Kategorinë e Dytë.

Pas përfundimit të sfidës Adriatiku 2012–Iliria, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut për ekipin fitues të Grupit A. Kupa iu dorëzua skuadrës së Ilirisë nga Kryetari i SHRF Tiranë, Krenar Alimehmeti, ndërsa më pas shpërtheu festa. /tvklan.al