Luftëtari ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë. Skuadra gjirokastrite triumfoi me shifrat e thellë 6-1 ndaj Shkumbinit në shtëpi, për të mbajtur vendin e parë.

Ky sukses, e mban Luftëtarin si kryesues me 51 pikë në Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Në fund festa ishte legjitime, pas pritjes disa vjeçare. Në fushën e stadiumit të Gjirokastrës, lojtarët festuan ngjitjen me trofeun e kampionit.  

Luftëtari kurorëzon kështu një sezon të shkëlqyer, me ngjitjen në Kategorinë e Parë. /tvklan.al