“Fëmijët me probleme respiratore, s’janë të infektuar me Covid”

Izolimi i gjatë i fëmijëve të vegjël, tani në kushte të masave të lehtësuara për lëvizje dhe komunikim, kanë shkaktuara infeksione më të shpeshta respiratore, sqarojnë mjekët në lidhje me numrin e madh të fëmijëve të sëmurë në Gjevgjeli dhe në Shkup. Analiza për prani të antitrupave, sipas Ministrit Venko Filipçe, ka treguar se ata nuk janë, as nuk kanë qenë të infektuar me virusin korona.

Në mesin e fëmijëve në Gjevgjeli dhe në Shkup nuk ka përhapje të virusit korona, por infeksione tjera virale, ndaj të cilave fëmijët bëhen të ndjeshëm pas periudhës së gjatë të izolimit. Kështu Ministri i Shëndetësisë, si edhe disa mjekë paraprakisht, e interpreton numrin e rritur të fëmijëve të sëmurë me probleme respiratore në spitalet në Gjevgjeli dhe në Kozle të Shkupit, pasi janë bërë analizat dhe është  vërtetuar se nuk kanë antitrupa për Covid-19.

“Tani sistemi imunitar punon në një farë mënyre, sepse për një kohë të gjatë kanë qenë të izoluar në shtëpi, tani ashtu siç lëvizin vinë në kontakt me shkaktarë. Nuk ka hapësirë për panik, nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me Covid-in.”

Laboratoria në ASHAM sot duhet t’i publikojë rezultatet nga analiza e katër tetovarëve, që janë pozitivë në virusin korona, me dyshimin se bëhet fjalë për llojin rezistent afrikan. Përndryshe Ministri përsëriti se për momentin nuk ka nevojë për restriksione të reja në vendkalimet kufitare.

“Për momentin nuk ka paralajmërime se do të ketë restriksione, situata është e qetë, ka raste individuale, por nuk shohim rrezik për rritjen e numrit të pacientëve dhe nevojë për restriksione, as masa të tjera në vendkalimet kufitare.”

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut paralajmëruan se nga e Hëna do të fillojë vaksinimi i qytetarëve në terren, pa një termin të caktuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri tani, janë aplikuar mbi 652 mijë vaksina kurse me dy doza janë injektuar mbi 243 mijë qytetarë.

Tv Klan