Teatri Kombëtar sjell premierën e tij të parë për vitin 2009. “Filomena Marturano” është një nga veprat më të suksesshme të dramaturgut italian Edurado Defilipo.

Në skenën shqiptare ajo do të vihet në skenë nga regjisori Albert Minga, me skenografi të Agim Zajmit. Ndërsa në rolet kryesore luajnë Yllka Mujo, Bujar Asqeriu dhe Tinka Kurti.

Albert Minga: “Personazhi i “Filomena Marturanos” është nga ato figura të cilat janë ëndrra për shumë aktorë, sepse për potencialin e vet dramaturgjik, për rrethanat dramaturgjike në të cilat veprojnë personazhet, për emocionet që përcjellin. Është një personazh i cili iu ofron mundësi aktorëve të zbulojnë të themi atë potencialin e tyre autorial.”

Sipas aktores Yllka Mujo historinë e personazhit të dramës e shohim dhe e dëgjojmë çdo ditë dhe në realitetin shqiptar. Premiera “Filomena Marturano” do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 20, 21 dhe 22 shkurt./tvklan.al