Të Mërkurën do të luhen dy ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e titullit, në futboll për vajza.
Sfida e parë do të jetë mes Gramshit dhe Partizanit, e cila do të luhet në orën 15:00 në stadiumin e Vorës.
Skuadra kryeqytetase fitoi minimalisht në ndeshjen e parë, por gramshiotet duan përmbysjen. Pritet të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që synojnë finalen e madhe të “Final 4”, ku do të përcaktohet fituesja e titullit kampion.
Ndeshja tjetër është mes Vllaznisë dhe Apolonisë, takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Sfida e parë u mbyll në barazim 1-1 dhe ka mbetur gjithçka e hapur për kualifikimin në finale. Kjo përballje është planifikuar të luhet në orën 17:00.
/tvklan.al