Finlanda do të kërkojë të përsërisë suksesin e ndeshjes së parë ndaj Shqipërisë, por këtë herë do të përballet me kuqezinjtë në “Arenën Kombëtare”, në një sfidë me rëndësi të veçantë për fatin e grupit C3 në Ligën e Kombeve.
Skuadra e drejtuar nga Jacob Friis ka regjistruar vetëm një humbje në katër ndeshjet e fundit, por statistikat në transfertë nuk janë aspak favorizuese.
Në 10 takimet e fundit jashtë fushës së saj, Finlanda është mundur shtatë herë dhe ka arritur vetëm një fitore.
Finlandezët pritet të zbresin në fushë me një formacion të ngjashëm me atë të përballjes së parë ndaj Shqipërisë.
Një nga lojtarët që pritet të marrë vëmendjen kryesore është Leo Walta, autor i të dy golave në fitoren e Finlandës në takimin e mëparshëm.
Përballja pritet të jetë e luftuar, me të dyja skuadrat që do të synojnë të shfrytëzojnë rastet e krijuara.
Megjithatë, bilanci negativ i Finlandës në transfertë dhe avantazhi i fushës i japin Shqipërisë një mundësi të mirë për të marrë tre pikët.
Kuqezinjtë synojnë të shfrytëzojnë këtë faktor për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt ngjitjes në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
