E premte e zezë për tregun global të teknologjisë që u godit nga rënia drastike e vlerës e aksioneve në bursat botërore, pas shqetësimeve rreth vendosjes së rregullave të ashpra kufizuese për inteligjencën artificiale nga demokratët që fituan shumicën në të dyja dhomat e kongresit amerikan.

Triliona dollarë humbje u regjistruan në bursat amerikane, europiane dhe ato aziatike.

Përmes rrjetit Truth, Donald Trump fajësoi hapur demokratët, duke thënë se fitorja e tyre solli një nga ditët më të këqija për tregun e aksioneve.

Pavarësisht se në fillim pranoi rezultatin, Trump i quajti zgjedhjet para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, si “të kërrusura”, një term që e ka përdorur për të tallur ish-rivalen demokratike, Hillary Clinton.

Shtëpia e Bardhë mohoi zërat për largimin e mundshëm të zyrtarëve të lartë për shkak të disfatës elektorale.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, mbrojti vendimin për luftën me Iranin si një përpjekje “kurajoze dhe historike”, pavarësisht se kostoja e lartë ekonomike konsiderohet si shkaku i humbjes së republikanëve.

Ndërsa, sekretari i shtetit Marco Rubio hodhi poshtë çdo spekulim se do të dorëhiqet para fundit të mandatit, duke konfirmuar për The New York Times se puna në qeveri ka qenë gjithmonë plani i tij.

/tvklan.al