Dita e dasmës padyshim që është një nga ditët më të lumtura të një çifti, pasi kremton dashurinë e përjetshme dhe festohet kjo ndjenjë mes personave më të dashur.
Por… ekzistojnë disa shenja të qarta, ose “flamuj të kuq”, që, sipas fotografëve profesionistë, tregojnë se çifti mund të përfundojë dhe në divorc. Në pikëpamje të parë janë gjëra të vogla e të papërfillshme, por, siç duket, kanë peshë të madhe.
“Një nga shenjat më të zakonshme që shoh është kur nusja dhe dhëndri, zakonisht dhëndri, i reziston me forcë fotografimit”, shpjegoi për Daily Mail, Christopher Todd Griffiths, një fotograf dasmash nga Kalifornia me 20 vite përvojë.
Dhe, nuk ka të bëjë vetëm me turpin para kamerës.
“Ky është sinjali më i madh alarmues, pasi shpreh se ata nuk janë të gatshëm të marrin pjesë në diçka të rëndësishme për partnerin e tyre”, tha ai.
Një element i rëndësishëm është dhe gjuha e trupit të një çifti. Disa çifte tregojnë kimi dhe rehati, por shumë të tjerë duket sikur mezi presin të largohen nga njëri-tjetri.
“Kjo është e lehtë për t’u dalluar, veçanërisht nëse punon ngushtë me çiftin si një fotograf. Disa çifte kanë kimi të shkëlqyer, ndërsa të tjerë thjesht nuk e durojnë dot të jenë pranë njëri-tjetrit”, tha fotografi.
Sa bashkëpunues janë burri dhe gruaja? Kjo duket në mënyrën se si ata reagojnë kur diçka shkon keq në ditën e tyre madhështore.
“Mund t’i shihni vërtet aftësitë e tyre në zgjidhjen e problemeve. A janë një ekip apo po i kthejnë shpinën njëri-tjetrit?”, u shpreh fotografi i pavarur Devin Dugard.
Një tjetër shenjë është kur çifti shmang kontaktin me sy.
“Është e natyrshme të mos dish se ku të shikosh para kamerës, por shmangia e kontaktit me sy me partnerin tënd, veçanërisht në ditën e dasmës, mund të tregojë një shkëputje më të thellë”, zbulon Dugard.
/tvklan.al












Botërori 2026 
