Flamurtari mundi sërish 1 – 0 Partizanin kësaj herë në Kupën e Shqipërisë. Ekipi vlonjat triumfoi në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Danilo Alvesh realizoi të vetmin gol të takimit në pjesën e dytë, duke shfrytëzuar një gabim të portierit Alban Hoxha. Golin e festuan edhe disa tifozë në fushë, ku pati edhe të shoqëruar nga policia jashtë stadiumit. Tirana barazoi 1 – 1 me Kukësin. Bardheblutë treguan karakter edhe pse luajtën për shumë minuta me 10 futbollistë.

Turtulli doli më të kuq në mesin e pjesës së parë pas një ndërhyrje ndaj Gurit. Sentamu shënoi për bardheblutë në minutën e 40’. Kukësi barazoi pak para fundit me Gurin, pas disa përpjekjeve radhazi. Skënderbeu fitoi takimin e parë me Teutën. Golat e James nga një në secilën pjesë vendosën fitoren 2 – 0 të skuadrën korçare në Durrës.

Kjo e bën ndeshjen e kthimit në Korçë më të lehtë për Skënderbeun. Laçi mundi me rezultatin 3 – 0 Luftëtarin, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës tjetër. Ndeshjet që do të vendosin ekipet gjysmëfinalistë do të luhen pas 2 javësh.

Tv Klan