Flamurtari merr një fitore të rëndësishme ndaj Korabit në Vlorë me rezultatin 4-1 në sfidën e javës së 25 të Kategorisë së Parë.

3 pikët i afrojnë edhe më shumë kuqezinjtë drejt objektivit, që është ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.

Nisja ishte e keqe për vendasit, që e gjetën veten në disavantazh, pasi Treni shënoi për miqtë.

Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Shkurtaj barazoi shifrat.

Me fillimin e pjesës se dytë, Marku i dha avantazhin vlonjatëve.

10 minuta më vonë, erdhi goli i tretë nga Oshafi.

Në vazhdim, për Flamurtarin ishte më e thjeshtë, ndërsa Oshafi realizoi rrjetën e katërt në të 86’.

59 pikë në vend të dytë për ekipin vlonjat, ndërsa Korabi ngelet në kuotën e 25 pikëve në vend të nëntë.

Në sfidën tjetër të së premtes, Pogradeci dhe Lushnja barazuan me rezultatin 2-2.

Nisja ishte e mirë për miqtë, që shënuan dy herë me Ololan e më pas me Xhabrahimin brenda 13 minutave. Liqenorët u përgjigjën me Alideman në të 18, e pastaj me Danladin në të 57’.

37 pikë për Lushnjën në vend të 5 në renditje dhe 3 më pak për Pogradecin, 1 pozicion më poshtë.

Klan News