Ky është momenti i mbërritjes nga Dubai në Shqipëri i të shumëkërkuarit Florenc Çapja. Ai shoqërohet nën masa të rrepta sigurie dhe iu dorëzua forcave operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Kthimi i tij në Shqipëri u krye vetëm pas katër vitesh nga lokalizimi e arrestimi në Dubai. Prej kohësh ai strehohej në Emiratet e Bashkuara Arabe, vend nga ku Interpol Tirana mundi ta ekstradojë ndonëse me këtë shtet Shqipëria nuk ka një marrëveshje dypalëshe.
44-vjeçari së bashku me xhaxhain e tij, Ardjan Çapjan, të arrestuar më herët nga autoritetet shqiptare, akuzohen si organizatorë të vrasjes së babë e bir, Nezir e Gentjan Beqiri në vitin 2012.
Për këtë ngjarje Gjykata e Posaçme në 2023 i ka dënuar të dy ata me burgim të përjetshëm.
Emri i Florenc Çapjas doli dhe në deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, çka shty SPAK të ngrejë akuzë për 44-vjeçarin.
Ai dyshohet se i ka ofruar rreth 200 mijë euro Dumanit për të vrarë, Sokol Sanxhaktarin. Sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, kjo vrasje e porositur nga Çapja, por e parealizuar ishte dhënë pasi Sanxhaktari konsiderohej lidhje e afërt me kundërshtarin e tij, Suel Çelën.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
