Uragani “Milton” po i drejtohet Orlandos dhe Kepit Canaveral, duke lënë bregun lindor të Floridës.

Stuhia aktualisht e kategorisë 1 për shkak të erërave të fuqishme ka shkaktuar dëme në shumë qytete në Florida. Reshjet e dendura gjithashtu kanë shkaktuar përmbytje.

Pamjet tregojnë sesi uji ka pushtuar bizneset. Përmbytjet raportohen edhe në kontenë Hillsborough, ku ndodhet Tampa. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për veriun dhe lindjen e Orlandos.

Të paktën dy vdekje u raportuan në një komunitet në Fort Pierce në bregun lindor të Floridës. Ndërsa  27 tornado u raportuan në Florida, ku Guvernatori Ron DeSantis tha se “Milton” shkaktoi dëme në shumë qytete, duke shkatërruar qindra shtëpi.

Më shumë se 3 milionë familje dhe biznese janë pa energji në të gjithë Floridën. Pavarësisht rënies së intensitetit, ai mbetet në fuqinë e uraganit gjatë gjithë kohës që lëviz mbi tokë përpara se të shpërndahet mbi Atlantik në ditët e ardhshme. Autoritetet shtetërore kanë angazhuar rreth 10,000 anëtarë të Gardës Kombëtare për të shpërndarë ndihma për familjet e prekura.

Milton vjen dy javë pasi Uragani Helene goditi Bregun e Gjirit si stuhi e kategorisë katër, ku humbën jetën të paktën 225 njerëz në Florida, Xhorxhia, Karolina e Jugut, Tenesi, Virxhinia dhe Karolina e Veriut.

Klan News