Këto janë edhe ditët me më shumë fluks vizitorësh.
Pushuesit zgjedhin zona të ndryshme. Më shumë interes ka për Lungomaren dhe zonën e Ujit të Ftohtë, por edhe plazhet e Radhimës e Orikumit.
Temperaturat e larta dhe moti i favorshëm kanë bërë që shumë pushues t’i drejtohen plazheve. Mes tyre ka edhe shumë emigrantë, të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet me familjet e tyre.
Edhe interesi nga të huajt është i lartë. Ata kanë ardhur nga shtete të ndryshme, ndërsa vlerësojnë pastërtinë e plazheve dhe kushtet.
Në këto ditë, fluks është regjistruar edhe në Portin e Vlorës. Rreth 1300 pasagjerë me dhjetëra mjete hyjnë çdo ditë nga kjo pikë doganore, ndërsa shumë vizitorë vijnë nga brigjet italiane për të kaluar pushimet në vendin tonë.
Këto ditë me numër vizitorësh në rritje është shoqëruar edhe me trafik të rënduar në qytet, si pasojë e shtimit të mjeteve në rrugë.
Klan news
/tvklan.al












Botërori 2026 