Festat e fundvitit kanë sjellë fluks të shtuar automjetësh dhe turistësh në Shqipëri. Vendet me dëborë mbeten ato më atraktive për të gjithë vizitorët. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se janë marrë të gjitha masat për të mbajtur hapur akset rrugore.

Për të mos pasur vështirësi në lëvizje, ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë.

Për shkak të uljes së temperaturave, juglindja dhe veriu i vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Voskopoja, Dardha dhe Thethi janë zonat që janë përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës.

Tv Klan

/tvklan.al