Zhvillimet në ekonominë shqiptare, ecuria e inflacionit dhe e kursit të këmbimit ishin në fokus të takimit të Guvernatorit Gent Sejko me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nënvizoi se ekonomia vijon të mbështetet nga investimet dhe sektori i turizmit.

“Ekonomia shqiptare vijon të tregojë qëndrueshmëri, ndërsa konsumi, investimet dhe aktiviteti i shërbimeve mbeten mbështetës të rritjes ekonomike. Ruajtja e këtij ritmi në afatgjatë kërkon rritjen e produktivitetit, forcimin e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe vijimin e reformave strukturore, duke shfrytëzuar edhe mundësitë që ofron procesi i integrimit europian”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Përfaqësuesit e misionit të FMN-së theksuan se perspektiva ekonomike e vendit mbetet e favorshme, ndërsa pasiguritë në mjedisin ndërkombëtar kërkojnë politika të kujdesshme dhe forcim të kapaciteteve të ekonomisë për të përballuar goditje të mundshme.

Klan News

/tvklan.al