Monedha e përbashkët evropiane, Euro ka shënuar një tjetër rënie të fortë në tregun vendas. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kursi Euro-Lek paraqitet në rënie vjetore me 6.7%, duke prekur nivelin më të ulët të tre viteve të fundit. PRINT SCREEN

Sot, kursi zyrtar i bankës është 90.18 lekë, ndërsa në pikat e këmbimit valutor qytetarët e këmbejnë atë në vlerën e 89,8 lekeve

KURSI EURO- LEK (leke/njësi)

Banka e Shqipërisë      90,18

Agjentet e tregut         89,8

Sipas Bankës së Shqipërisë, arsyet e rënies së euros lidhen me ekonominë që po kalon një moment shumë pozitiv të Bilancit të Pagesave. Për 6-mujorin e parë të 2026, deficiti i llogarisë korrente ra me mbi 40%, duke zbritur në nivelin më të ulët që prej vitit 2018.

Kjo erdhi falë rritjes së jashtëzakonshme të turizmit, i cili i solli ekonomisë afër 1 miliard euro të ardhura neto, por edhe prej remitancave.

Në këtë skenar ka ndihmuar fuqimisht edhe rritja e Investimeve të Huaja Direkte, të cilat arritën në 1.144 miliardë euro për gjashtëmujorin, të ndikuara nga projektet e mëdha në pasuritë e paluajtshme. Kësaj i shtohet edhe suficiti i lartë buxhetor prej mbi 70 miliardë lekësh, i cili ka ulur ndjeshëm sasinë e Lekut në qarkullim. Në të tilla kushte, sipas autoriteteve financiare tregu vijon të favorizojë monedhën vendase.

/tvklan.al