Hapësira të rrethuara me shirita të një skene krimi. Shezlone të hequra. Kurse plazhistët pushojnë poshtë çadrave prej kashte, është kjo panorama në një pjesë të plazhit të Velipojës pas aksionit të një nate më parë gjatë një aksioni për lirimin e hapësirave publike bregdetare gjatë të cilit u bllokuan  mbi 1 mijë shezlone dhe çadra pa leje nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policisë bashkiake.

Në operacion kanë qenë 150 forca policie. FNSH ka kontrolluar disa biznese, ndërsa gjatë sekuestrimit të shezloneve ka hasur qëndresën e pronarëve të bizneseve të cilët nuk kanë pranuar t’i dorëzojnë objektet.

Njëri nga personat që është konfrontuar me policinë ka qenë edhe Nikoll Marku, i cili ka qenë ish-kryetari i komunës i Velipojës, pasi policia bllokoi disa shezlone të biznesit të nipit të tij. Në krye të operacionit ishte drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati. Operacioni do të vijojë edhe në biznese të tjera, që kanë zënë hapësirën publike në plazhin e Velipojës.

Tv Klan