Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Forcimi i lekut ndaj valutave të huaja pritet të reflektohet tek dobësimi i eksporteve shqiptare. Eksportet e pastra, si në fushën e agrobiznesit, prodhimeve minerare dhe bimëve medicinave, janë më të kërcënuarit sipas ekspertëve.

Selami Xhepa: “Kjo sjellje e kursit të këmbimit, të monedhës në raport me monedhat e huaja natyrisht që ka ndikimet e saj, megjithëse modeste, por padyshim që ajo ka ndikimet e saj në eksportet dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi. Produktet e vendit përfshi që nga produktet e sektorit të agroindustrisë, industrisë ushqimore, që nga peshku, nga bimët medicinave, nga industria minerare, këto janë pak a shumë dhe produktet më të rëndësishme”.

Mbiçmimi i lekut ndaj dollarit, gjithashtu pengon rritjen e importeve të cilat rrisin konkurrencën ndaj prodhimeve vendase, duke i zëvendësuar ato.

Selami Xhepa: “Shkalla e influencës së saj e të vërtet ndikon në mbajtjen nën kontroll të inflacionit, por natyrisht që performanca e saj ndoshta shkon më tej dhe me efekte reale në sektorin e prodhimit në vend”.

Mbiçmimi i lekut nuk prek investimet e huaja sipas ekspertëve dhe transmetohet pak tek rieksportet që në vendin tonë përshinë industrinë e lehtë të tekstileve dhe veshmbathjeve. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë pretendon se eksportet nuk cenohen nga mbiçmimi i lekut./tvklan.al